Flash

Nisin hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali/U gjet i masaķruar në pyll

Lapsi.al 22 January 2024
Nisin hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali/U gjet i masaķruar

Policia italiane po punon për të zbardhur motivet e vrasjes së Bledar Dedjas. 39-vjeçari që u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes.

Trupi i tij u gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës. Një nga goditjet i shpoi një mushkëri.

Në krahë, megjithatë, plagët tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin. Njëqind metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë ishte makina e tij, një mercedes i bardhë 'Class B', i parkuar në anë të shtegut. Një zonë ideale për t'u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e lajres së hesapeve. Arma e vrasjes nuk u gjet. Policia po punon për të arrestuar autorin. Është vrasja e tetë në dymbëdhjetë muaj në zonën e Trevisos, e cial është tronditur nga ky krim i rëndë.

Zbulimi

Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës, 20 janar. Hera e fundit kur u pa ishte në restorant-piceri Borso del Grappa, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj nuk u kthye më. Telefonata e fundit, ishte me kunatën e tij, në orën 16:15: ai sapo kishte mbaruar turnin. Të dielën kishin planifikuar të shkonin për të peshkuar me një shok të tij.

E kishin lënë të takoheshin në 2 të mëngjesit. Ku kishte shkuar në banesë Bledari nuk kishte dalë dhe as nuk i ishte përgjigjur telefonatave apo mesazheve. Edhe bashkëshortja e tij është përpjekur ta telefonojë. Celulari ka qenë i hapur deri në orën 03:00 dhe më pas asnjë sinjal.

Në atë moment nisën kërkimet. Mendimi i parë ishte për një aksident të mundshëm, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano. Por asgjë. Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij kanë shkuar për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, duke vijuar ndërkohë kërkimet. Ka qenë miku i tij Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugën e dheut. Ishte ora 9:30. Njëqind metra më tutje, në mes të shkurreve, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.

Nisin hetimet

Policia do të ekzaminojë rrobat dhe makinën për të gjetur ndonjë gjurmë apo AND të autorit. Në vendngjarje u gjetën dhe gjurmë gjaku dhe pikla gjaku tregues se Bledar Dedja mund të jetë përleshur me autorin/ autorët.

Ende nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur, por nga gjurmët e gjakut lihet të kuptohet për një takim që ka përfunduar në debat dhe më pas në vrasje. Mendohet se viktima mund të kenë mbërritur në vendin e ngjarjes me të njëjtën makinë. Policia po verifikon kontaktet e 39-vjeçarit, tabulatet telefonike si dhe imazhet e telekamerave të instaluara në zonë. Dedja nuk ishte emër i panjohur për policinë. Njihej për disa precedente të vogla, por familjarët dhe kolegët e tij e përshkruajnë si djalë mjaft punëtor dhe baba i mirë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë orët e fundit të jetës së Bledarit. Ndërkohë që nesër trupi i tij do i nënshtrohet autopsisë, shkruan Gazzettino.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI