Flash

SITUATA/ Dëbora ua lë vendin ngricave, termometri zbret në -13 gradë °C

Lapsi.al 21 January 2024
SITUATA/ Dëbora ua lë vendin ngricave, termometri zbret në -13

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në pjesën e Juglindjes si në Qafë Thanë – Korçë. Në pjesën Qafë Thanë - Doganë ka pasur erë të fortë. Reshje dhe erë ka pasur edhe në akset Zëmblak - Dogana Goricë, Korçë - Ersekë, Korçë - Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 gradë °C në zonat malore.

ARRSH thotë se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngrica. Qarkullimi sipas ARRSH vijon pa probleme. “Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” – thuhet në njoftim.

Në qarkun e Dibrës termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë. Rrugët janë të ngrira dhe ka një reduktim të ndjeshëm të lëvizjes së automjeteve. Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit. Kalimi deri në një njoftim të dytë do të bëhet në rrugën e vjetër, nga Burreli. Aksi Peshkopi - Kala e Dodës - Kukës është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë deri në Njësinë Administrative Ostren dhe më tej është i bllokuar.

Në bashkinë Mirditë temperaturat variojnë -3 deri në 1 gradë. Në njësinë administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por është e kalueshme me zinxhirë në disa vende. Nuk ka energji elektrike në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf dhe Shëngjergj. Ka prezencë akulli në rrugët që lidhen fshatrat me Njësitë Administrative. Ka filluar puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dëbora, bllokohet rruga në Qafë Murriz

Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bl...

11:47

Dëbora mbulon Thethin

Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamare, Tamare-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore. Borëpastrueset dhe shumë punëtorë kanë dalë në terren për...

08:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI