Flash

Seri vrasjesh të amerikanëve në Kolumbi/ Tërhiqen nga vajza online, por drogohen dhe grabiten

Lapsi.al 21 January 2024
Seri vrasjesh të amerikanëve në Kolumbi/ Tërhiqen nga vajza

Një seri vdekjesh misterioze burrash amerikanë në Kolumbi janë lidhura me aplikacionet e takimeve të dashurisë. Të afërmit e të vrarëve tani po kërkojnë përgjigje.

“Ai fliste për njerëzit me shpirt madh… thjesht ishte duke e shijuar jetën. Madje ai po merrte edhe mësime për spaniisht”, - thotë për BBC, Eh Xiong vëllai i Tou Ger, një 50-vjeçar amerikan i zhdukur. Ai ishte një aktivist i komunitetit Hmong-Amerikan nga Minesota.

Para udhëtimit të tij në Medellin të Kolumbisë ai kishte folur me një grua në internet. Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do të përfundonte tragjikisht në këtë mënyrë. Disa javë pas vizitës së tij, në mes të dhjetorit, ai telefonoi vëllain e tij dhe i kërkoi 2000 dollarë, por nuk tha se për çfarë i donte dhe se diçka nuk shkonte.

[caption id="" align="alignnone" width="976"]Tou Ger Xiong Tou Ger Xiong[/caption]

Vëllai i tha se do t'ia transferonte paratë. Ai nuk foli më kurrë për vëllain e tij. Të nesërmen, policia gjeti trupin e Tou Gerit në një zonë të largët, të pyllëzuar të qytetit. Një mik në Medellin i shpjegoi vëllait të tij se ai ishte rrëmbyer dhe mbajtur nën kërcënimin e armëve për një shpërblim prej 2000 dollarësh.

"Nuk doja ta besoja. Nuk e dija nëse po ndodhte vërtet. Zemra ime u rrënua” – tha Eh. Ai u përpoq të kontaktonte ambasadën amerikane, e cila konfirmoi se ishte trupi i vëllait të tij. Policia kolumbiane arrestoi këtë javë një grua dhe dy burra të lidhur me vdekjen e tij, duke i akuzuar për rrëmbim dhe vrasje. Nuk është e qartë nëse ai e takoi fillimisht gruan përmes një aplikacioni takimesh apo përmes miqve.

Vdekja e tij është 1 nga 8 në Medellin që nxiti një paralajmërim nga ambasada amerikane për rreziqet e përdorimit të aplikacioneve për takime. Të 8 viktimat ishin amerikanë që vdiqën në rrethana të dyshimta në nëntor dhe dhjetor. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ishte në dijeni të një bande në qytet që përdorte aplikacione takimesh për të izoluar viktimat përpara se t'i rrëmbente dhe t’i vriste. Është e paqartë nëse është vetëm një bandë që qëndron pas vdekjeve.

Në 10 muajt e parë të vitit 2023, observatori i turizmit në Medellin kishte regjistruar tashmë 32 vrasje të dhunshme të të huajve në qytet, duke përfshirë të paktën 12 amerikanë dhe 3 nga Mbretëria e Bashkuar me një rritje prej 40% nga viti i kaluar.

Jeff Hewett u gjet "i shtrirë i vdekur në një pellg gjaku" në dhomën e tij të hotelit në Medellin. Miqtë e tij e përshkruan atë si "një shpirt i qetë, i sjellshëm" dhe viktimë e dukshme e një "grabitjeje të shkuar keq". Johny Jerome u vra në ditëlindjen e tij të 45-të. Phillip Mullins u drogua dhe vdiq nga një mbidozë, sipas raporteve të mediave lokale.

Ambasada Amerikane thotë se disa nga këto raste filluan me një aplikacion takimesh që përdoret për të joshur viktimat dhe se ka një rritje shqetësuese të njerëzve që përfundojnë "të droguar, të grabitur dhe madje të vrarë nga takimet e tyre kolumbiane".

Carlos Calle, ish-drejtori i observatorit të turizmit të qytetit, tha se është e zakonshme që kriminelët të drogojnë turistët me skopolaminë, një substancë pa erë e njohur si "Fryma e Djallit". Ambasada amerikane paralajmëroi gjithashtu për këtë ilaç që vë në gjumë viktimat deri në 24 orë.

Një zëdhënës i observatorit të turizmit konfirmoi se shumica e viktimave vitin e kaluar ishin burra, por shtoi se shumë raste janë ende nën hetim. Prostitucioni është i ligjshëm në Kolumbi dhe i përhapur në pikat e nxehta të turizmit si qytetet Medellin dhe Cartagena. Nuk ka asgjë që të sugjerojë se burrat e vrarë po takoheshin me prostituta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

A mund të hyjë Rusia në luftë me Suedinë?

Ndërsa Suedia po afrohet më shumë me NATO-n, zyrtarët e lartë në vend kanë ngritur gjithnjë e më shumë spektrin e një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusi...

12:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI