Flash

Lumi Ishëm doli nga shtrati, qindra hektarë tokë në Krujë nën pushtetin e ujit

Lapsi.al 21 January 2024
Lumi Ishëm doli nga shtrati, qindra hektarë tokë në

Situata nga moti i keq vijon të jetë problematike në Krujë, ku ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut lumi Ishëm doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetra hektarë tokë.

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmjen e kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë të Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijon të jenë nën ujë që dje. Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulkuese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm. Ndërkohë në zonat malore reshjet e dëborës kanë reshtur gjate natës, por niveli i saj ka shkuar deri në 30 cm. Ndërkohë kalimi në aksin nacional Krujë- Qafshtamë, por edhe në rrugët e fshatrave bëhet vetëm me zinxhirë.

Të këshilluara

Hakerat rusë sulmojnë Microsoft-in

Gjigandi amerikan i teknologjisë së lartë, Microsoft ka rënë pre e një sulmi të madh të hakerave rusë. Kompania njoftoi se hakerët e lidhur me Moskën sulmuan po...

23:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI