Flash

Incident në homazhet për “21 janarin”/ I riu thirrje kundër Ramës: Vetë i çuat dhe i vratë

Lapsi.al 21 January 2024
Incident në homazhet për “21 janarin”/ I riu thirrje

Një incident u shënua sot teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 vendosnin lule dhe bënin homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet. Në këto momente një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, - ishte thirrja që i riu bëri ndaj kryeministrit Rama. Më pas ai u ndalua nga disa efektivë civilë të policisë të cilët kërkuan shoqërimin e tij. Në videon më poshtë shihet se si i riu kundërshton shoqërimin.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni! S’bëra gjë. Më lini të qetë! Më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë. Më keni lënë pa punë. Më shkatërruat. Nuk kam pse të vij me ju. Nuk kam bërë asgjë. Përse të vij tek ju. Mos më prekni. po më bëni presion psikologjik” - dëgjohej ai të thoshte.

Pamjet janë shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha që e ka identifikuar të riun si Daniel Katana. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dëbora, bllokohet rruga në Qafë Murriz

Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bl...

11:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI