Flash

Greqi/ 56-vjeçari shqiptar pẽrdhunonte vajzën e partneres që në moshën 8-vjeçare

Lapsi.al 21 January 2024
Greqi/ 56-vjeçari shqiptar pẽrdhunonte vajzën e partneres që

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se për rreth 7 vite ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të partneres së tij, shkruajnë mediat greke.

E mitura aktualisht është 15 vjeçe dhe raportohet se abuzumi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 8 vjeçe.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari duke përfituar nga shoqëria që kishte krijuar me nënën e vajzës kishte kryer marrëdhënie seksuale për të herë parë me të miturën kur kjo e fundit ishte 8 vjeçe, duke e përdhunuar.

Thuhet se përgjatë 7 viteve në vazhdim ai ka komunikuar me të miturën përmes aplikacioneve në telefon dhe se i ka kërkuar asaj vazhdimesh foto ku dukej e zhveshur.

Shqiptari mësohet se është më origjinë nga Saranda, ndërsa është arrestuar dy ditë më parë, më 19 janar, në zonën e Patisias, pas kontrolleve të punonjësve të policisë.

Policia greke ka deklaruar se gjatë kontrollit në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI