Flash

Del LETRA/ Si u kërcënua me jetën e fëmijëve gjyqtarja e Tiranës

Lapsi.al 21 January 2024
Del LETRA/ Si u kërcënua me jetën e fëmijëve gjyqtarja

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi kërkoi të shtunën të merret në mbrojtje. Shkak sipas saj është bërë një letër kërcënuese në adresë të saj dhe familjes së saj. Në një letër me kaligrafi të keqe të shkruar me dorë, të cilën e ka siguruar edhe lapsi.al kërcënuesi përmend dy fëmijët e gjyqtares.

“E dashur gjyqtare Arnisa. Keni dy fëmijë dhe mendoni për ta. Si mund të rroni ju e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt” – shkruhet në letër.

Në kërkesën e saj për mbrojtje, gjyqtarja tregon se veç letrës ajo është vënë në dijeni nga Kancelari i Gjykatës se ndaj saj ka pasur një kërcënim me jetë.

“Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnsa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”, - thuhet në letrën e gjyqtares. KLGJ do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e gjyqtares. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjyqtarja merr letrën kërcënuese, kërkon mbrojtje të posaçme në KLGJ

Të këshilluara

Dëbora, bllokohet rruga në Qafë Murriz

Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bl...

11:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI