Flash

Zjarr në Memaliaj, digjen tre apartamente

Lapsi.al 20 January 2024
Zjarr në Memaliaj, digjen tre apartamente

Një pallat dykatësh është përfshirë nga flakët në Memaliaj, për pasojë janë djegur plotësisht tre apartamente dhe tre të tjerë janë dëmtuar pjesërisht. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Në aksionin për shuarjen e flakëve që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat.

Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

Të këshilluara

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për...

15:00

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka rënë në kanal. Paraprakisht dyshohet se ka të plagosur. Rrethanat ...

20:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI