Flash

U shiti informacione zyrtarëve rus, dënohet me 20 vite burg ish-oficeri italian

Lapsi.al 20 January 2024
U shiti informacione zyrtarëve rus, dënohet me 20 vite burg

Gjykata e Romës dënoi me 20 vjet oficerin e Marinës, Walter Biot, i arrestuar në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, ndërsa ishte duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse, në këmbim të 5000 euro.

Akuzat e kundërshtuara nga prokurorët e Romës, të cilët kishin kërkuar 18 vjet, përfshijnë gjithashtu edhe akuza të spiunazhit dhe korrupsionit.

Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere, tashmë është dënuar në shkallë të parë nga gjykata 30 vite burg, raporton Tass.

Prokurorët ushtarakë, të cilët bënë thirrje që oficeri të dënohej me burgim të përjetshëm, theksuan se 19 dokumentet që Walter Biot kishte fotografuar me celularin e tij ishin klasifikuar si “konfidenciale të NATO-s”, duke përfshirë një “tepër sekret”.

Të këshilluara

A mund të hyjë Rusia në luftë me Suedinë?

Ndërsa Suedia po afrohet më shumë me NATO-n, zyrtarët e lartë në vend kanë ngritur gjithnjë e më shumë spektrin e një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusi...

12:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI