Flash

Situata me reshjet: Ndalohet qarkullimi për mjetet e rënda në Elbasan-Qafë Thanë

Lapsi.al 20 January 2024
Situata me reshjet: Ndalohet qarkullimi për mjetet e rënda në

Situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura ditën e sotme duket se është drejt normalizimit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë.  Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

"Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika. Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Moti i keq, Shkodra përfshihet nga dëbora

Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë zona të ndryshme në qarkun e Shkodrës. Kjo ka detyruar shërbimet e policisë të rrisin prezencën në akset ku paraqit...

17:07

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI