Flash

Kërkesë zyrtare drejtuesit të SPAK/ Këlliçi: Veliaj është provuar si zyrtari kryesor i aferës korruptive të Inceneratorit

Lapsi.al 20 January 2024
Kërkesë zyrtare drejtuesit të SPAK/ Këlliçi: Veliaj

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat ku ka ndarë një kërkesë zyrtare të cilën do t'ia përcjellë drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani për çështjen e Inceneratorit. Sipas Këlliçit është faktuar me prova se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive.

Fjala e plotë:

Jam sot përpara jush për të bërë publike një kërkesë zyrtare të cilën sot do ia përcjell drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani. Kjo kërkesë vjen si pasojë e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj. Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Citojmë:

“Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues që në muajin maj, kur nuk ishin dhënë masat e para. Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia, por edhe të gjyqtarit Bani”.

Në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës, drejtuesi Dumani shprehet se: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të ketë kryer veprime penale. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion”. Bazuar nga sa më sipër, i kërkojmë z. Dumani që të ruajë të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues, pasi siç e kemi provuar me fakte të pamohueshme, deri më tani janë grabitur 120 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe këto para të taksapaguesve shqiptarë janë transferuar në llogari offshore, në disa vende të botës, kurse asetet që ndodhen ne vendin tone, po përdoren për të linçuar dhe kërcënuar denoncuesit e kësaj afere në mediat e blera me paratë e korrupsionit qeveritar.

Deri më sot kemi parë këtë strukturë të kryejë veprime arbitrare, në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke izoluar pa asnjë akuzë apo provë Kryetarin e Opozitës dhe familjarë të tij, e ndërkohë kur vjen puna për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët janë të kapur në flagrancë me firmat e tyre, me zë dhe me figurë duke kryer vepra të rënda penale, SPAK as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron. Ky standard është i papranueshëm edhe për vendet dhe regjimet më të egra autoritare, e jo më në Shqipëri, ku pritshmëritë për një vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, janë që çdo zyrtar i korruptuar, të vendoset përpara drejtësisë, pavarësisht emrit të përveçëm që mund të ketë.

Barra e provës tashmë bie mbi SPAK. Është momenti ta tregoni me akte dhe veprime konkrete, se nuk jeni palë me të korruptuarit dhe nuk jeni avokatët mbrojtës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI