Flash

Heqja e vizave në Kosovë, Sveçla: Nuk ka ikje masive të qytetarëve drejt BE-së

Lapsi.al 20 January 2024
Heqja e vizave në Kosovë, Sveçla: Nuk ka ikje masive të

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj disa raportimeve për ikje masive të qytetarëve drejt vendeve të BE-së, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, duke thënë se ato janë të pavërteta.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka theksuar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur hyri në fuqi heqja e viza, e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3.687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2.408 autobusë.

“Për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3.511 autobusë ndërsa kanë dalë nga pikat kufitare 3.731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalë këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas tij, një gjë e tillë dëshmohet nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit se nuk bëhet fjalë për ikje masive të qytetarëve apo flukse të autobusëve.

“Procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe u jam mirënjohës stafit të aeroportit, zyrtarëve tanë policorë atje, si dhe zyrtarëve policorë kudo në pikat tona kufitare”, ka thënë Sveçla.

Të këshilluara

Dëbora mbulon Thethin

Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamare, Tamare-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore. Borëpastrueset dhe shumë punëtorë kanë dalë në terren për...

08:30

Fier, vidhet gjatë natës një market

Gjatë orëve të natës, në lagjen 15 Tetori në qytetin e Fierit është vjedhur një minimarket. Policia raporton se autori ka vepruar i vetëm duke thyer xhamin e...

08:49

Zjarr në Memaliaj, digjen tre apartamente

Një pallat dykatësh është përfshirë nga flakët në Memaliaj, për pasojë janë djegur plotësisht tre apartamente dhe tre të tjerë janë dëmtuar pjesërisht. Për fat ...

09:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI