Flash

Abuzonte me të miturën, gjykata lë në burg kirurgun Dervish Hasi

Lapsi.al 20 January 2024
Abuzonte me të miturën, gjykata lë në burg kirurgun Dervish

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin. Mbi mjekun rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

Kujtojmë se Hasi u arrestua dy ditë më parë pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt, vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.

Ai dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.

Të këshilluara

Dëbora, bllokohet rruga në Qafë Murriz

Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bl...

11:47

Dëbora mbulon Thethin

Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamare, Tamare-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore. Borëpastrueset dhe shumë punëtorë kanë dalë në terren për...

08:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI