Flash

27% e punonjësve shqiptarë janë të mbikualifikuar për punën që bëjnë

Lapsi.al 20 January 2024
27% e punonjësve shqiptarë janë të mbikualifikuar për

Gati 40% e punonjësve shqiptarë me pagë kanë një nivel arsimi që nuk përputhet me punën që bëjnë. Të dhënat nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe Tregun e Punës në Shqipëri tregojnë se, pothuajse një në tre (27%) shqiptarë raportojnë se kanë një arsim më të lartë se sa kërkon vendi i tyre i punës, ndërsa më shumë se një në dhjetë (12%) thonë se janë të nënkualifikuar për pozitën aktuale të punës.

Burrat kanë pak më shumë gjasa (28%) të tregojnë se kanë një arsim më të lartë se sa ajo që kërkon vendi i punës sesa gratë (25%).

Të anketuarit e moshës 25-34 dhe 55-64 vjeç kanë gjithashtu më shumë gjasa të deklarohen se janë të mbikualifikuar se sa punëtorët e moshës mesatare – 32% dhe 37% e atyre të moshës 25-34 dhe 55-64, thonë se janë të mbikualifikuar kundrejt një në pesë në mesin e punëtorëve të moshës së mesme.

Gati një e treta (34%) e të anketuarve me nivel të ulët arsimor tregojnë se janë të mbikualifikuar për punën që bëjnë, ndërsa vetëm 14% të atyre me arsim të lartë mendojnë në këtë mënyrë.

Një në pesë (20%) nga ata me arsim të nivelit të ulët thonë se kanë një arsim më të ulët se sa kërkon vendi i tyre i punës, krahasuar me një në dhjetë (10%) të atyre me arsim të mesëm dhe 6% të atyre me arsim të nivelit të lartë.

Përqindja më e lartë e punëtorëve të mbikualifikuar mund të gjendet edhe në mesin e atyre që mbajnë pozita gjysmë të kualifikuara (41%), ky është rasti i 28% të punëtorëve që merren me punë manuale, 23% e atyre që punojnë në profesione elementare dhe vetëm 12% e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara.

Rreth 31% e të punësuarve në shërbime e konsiderojnë veten të mbikualifikuar për punën e tyre, 27% të punëtorëve në bujqësi apo industri dhe 19% e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi.

Rreth 32% e punëtorëve që përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre në një masë të vogël ose aspak, tregojnë se janë të mbikualifikuar kundrejt 24% e atyre që përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre në një masë të moderuar ose të madhe.

Afër një në tre (31%) e të anketuarve në Shqipëri raportojnë se puna e tyre kërkon arsim të lartë (krahasuar me 38% në EU27 dhe 26% në Ballkan).

Një përqindje e ngjashme (34%) thonë se puna e tyre kërkon një arsim të mesëm të ulët ose më poshtë, krahasuar me një në pesë (19%) në BE-në dhe në Ballkan (20%).

Shumica e punonjësve shqiptarë punojnë në vende pune që kërkojnë një fushë studimi të tyre ose të ngjashme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI