Flash

U jepte informacione sekrete rusëve, dënohet me 20 vjet marinsi italian

Lapsi.al 19 January 2024
U jepte informacione sekrete rusëve, dënohet me 20 vjet marinsi

Një gjykatë në Romë dënoi me 20 vite burg, Walter Biot. Ish-oficeri i Marinës u arrestua në mars të vitit 2021, në një parking të një qendre tregtare në kryeqytetin italian kur po përpiqej t'u jepte informacione sekrete zyrtarëve të ambasadës ruse në këmbim të 5 mijë eurove.

Akuza e ngritur nga prokurorët e Romës kërkoi 18 vjet duke e bërë përgjegjës për spiunazh dhe korrupsion. Biot po mbahet në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere. Prokurorja e Romës, Gianfederica Dito e kishte akuzuar ish-oficerin për spiunazh, zbulim të informacioneve sekrete për sigurinë kombëtare dhe korrupsion.

Gjyqtarët vendosën një ndalim të përhershëm për të akuzuarin për të ushtruar funksione publike apo në administratë si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh për Kryeministrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Arrestimi në flagrancë i Biot u bë në mars 2021 nga karabinierët e ROS në parkingun e një supermarketi në lagjen Spinaceto. Marsin e kaluar, gjykata ushtarake e kryeqytetit e dënoi me 30 vjet burg.

“Walter Biot është i vendosur. Ajo që po përballemi është një betejë për të, por edhe për civilizimin ligjor që askush të mos gjykohet në gjyqe të fshehta. Kemi kaluar nga 30 në 20 vjet” - komentoi avokati mbrojtës Roberto De Vita, pas dënimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për...

15:00

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka rënë në kanal. Paraprakisht dyshohet se ka të plagosur. Rrethanat ...

20:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI