Flash

Shijak/ Arrestohet 35-vjeçari që dhunoi babanë dhe kërcënoi se do ta vriste me sëpatë

Lapsi.al 19 January 2024
Shijak/ Arrestohet 35-vjeçari që dhunoi babanë dhe

Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), ndërhyrja e forcave të policisë parandaloi ngjarjen. 35-vjeçari kundërshtoi me dhunë forcat e komisariatit të policisë dhe u mbyll në banesë. Ndërhyrja e RENEA-s vuri në pranga 35-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij. Pas informacionit, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresen e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse. Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek. Në vijim të veprimeve, shërbimet e policisë sekuestruan mjetet prerëse (sopatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI