Flash

SHBA nuk ndryshon qëndrim, Shtëpia e Bardhë: Jemi kundër armëpushimit në Gaza

Lapsi.al 19 January 2024
SHBA nuk ndryshon qëndrim, Shtëpia e Bardhë: Jemi kundër

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka thënë se SHBA-ja ende kundërshton një armëpushim të përgjithshëm në Gaza, duke besuar se ai do të ndihmojë militantët e Hamasit.

“Ne mbështesim pauzat humanitare në përpjekje për të larguar pengjet dhe më shumë ndihmë, por ne nuk mbështesim një armëpushim në këtë kohë,” tha Kirby.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se Biden vazhdon të besojë në premtimin dhe mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e Izraelit për të lejuar dërgesën e disa ndihmave në Gaza.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI