Flash

“Prodhimet bujqësore po kalben”, fermerët: Qepët s’po shiten, na mbyti importi

Lapsi.al 19 January 2024
“Prodhimet bujqësore po kalben”, fermerët: Qepët

Prej të paktën dy vitesh sasi të mëdha të grurit dhe misrit kanë ngelur të pa shitura në juglindje të vendit. Si të mos mjaftonte kjo, prej disa muajsh kanë mbetur pashitur sasi të mëdha të patates dhe qepës. Shkak i kësaj sipas fermerëve është çmimit i ulët në treg dhe futja e mallit nga jashtë.

Ky është Gëzim Kreka nga fshati Orman i bashkisë së Maliqit i cili thotë se ka sasi të mëdha të pashitur të patates.

“Me atë që na thonë tregtarët ka hyrë mall shumë nga jashtë e stonoi malli jonë. Nuk e di çfarë luhet, por ne ngecëm dhe nuk po shesim dot mall. Unë si fermer kam 2000 kuintal pa shitur. Njëlloj është midis fermerëve, për të gjithë njësoj është, nuk tërhiqet malli. Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi, tregtarët thonë ka hyrë patate nga jashtë.”

Te njëjtin shqetësim kanë edhe Gurali Dautllari e Feim Vila, fermerë nga fshati Sovjan i bashkisë së Maliqit të cilët kultivojnë në sipërfaqe jo të vogla patate dhe qepë.

“Kur vjen mall nga jashtë nuk afrohet fare. Shikoje vet sa vështirësi ka. Kemi nisur që në tetor me qepën. Kam hequr por ngadalë, jo kështu. Na konkurron qepa dhe patatja e jashtme. 5:38 doganën për ne nuk e mbyllim dot por të ketë ekuilibër që të shitet e jona”,-tha Gurali Dautllari.

“Unë kam 8 dylym, i kam bërë, i nxjerr në xhade e ruajmë makinat të vijnë të na i marrin. Me zor. Nuk ka ardhur tregtar ta kërkojë mallin”,-tha Feim Vila,

Vetëm në fushën e Maliqit ka më shumë se 1400 hektarë të mbjellë me patate dhe qepë, që në total nga të dy kulturat bujqësore prodhohen me shume se 41 ton.

Deri para pak kohësh një kilogram patate është shitur me 50 lek për kg, po aq sa është shitur dhe qepa. Momentalisht bëjnë me dije fermerët, tregtarët vendas nuk janë të interesuar për këto kultura bujqësore./Euronews Albania

Të këshilluara

Afera e sterilizimit, Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigur...

17:01

A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama...

17:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI