Flash

Mjeku abuzues, reagon Komuniteti Mysliman: Nuk mbajmë regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime

Lapsi.al 19 January 2024
Mjeku abuzues, reagon Komuniteti Mysliman: Nuk mbajmë regjistër me

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të mjekut kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua për abuzimin e një vajze të mitur.

Siç është raportuar në media, dhe siç kanë rrëfyer ata që e njihnin, mjeku ishte mysliman dhe frekuentonte rregullisht Xhaminë. Ai bashkëjetonte me 3 gra dhe prej dy vitesh dyshohet se abuzonte seksualisht me një 16-vjeçare.

Por Komuniteti Mysliman Shqiptar thotë se çështja i përket organeve kompetente, dhe se distancohet nga personi në fjalë, qoftë ai frekuentues apo jo i Xhamisë.

"Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve tona të kultit", thuhet në reagimin e KMSH, teksa i kërkohet mediave të tregojnë kujdes në raportim.

Njoftimi

Në përgjigje të pyetjeve të shumta nga mediat për rastin e arrestimit të një mjeku të dyshuar për abuzim dhe vepra të tjera sqarojmë sa më poshtë vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion fetar, i cili ushtron aktivitetin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Është institucion që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Ne e gjejmë të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket KMSh-së, por organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve tona të kultit.

Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta.

Lusim mediat dhe opinionin publik që të jenë korrekt dhe të kujdesshëm në citimet e tyre gjatë raportimit të ngjarjeve të ngjashme.

Një individ që është objekt për oganet ligjzbatuese nuk mund të jetë asgjë më shumë se kaq.

Ne distancohemi nga çdo individ që kryen akte të ulëta e të shëmtuara, aq më tepër duke u strukur pas besimit.

Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë!

Të këshilluara

Stuhia e dëborës godet Ballkanin

Disa shtete të Ballkanit janë përfshirë nga stuhitë e dëborës gjatë ditës së sotme. Serbia dhe Kroacia janë goditur nga moti i keq, ku dëbora ka “pushtuar” pjes...

18:23

Afera e sterilizimit, Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigur...

17:01

A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama...

17:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI