Flash

Ministri i Mbrojtjes jep alarmin: Priten reshje intensive të shtunën

Lapsi.al 19 January 2024
Ministri i Mbrojtjes jep alarmin: Priten reshje intensive të shtunën

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se vendi do të përfshihet nga reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë.

Peleshi thotë se Prefekturat kanë koordinuar punën tashmë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të komunikojnë me strukturat vendore në rast të çdo nevoje.

"Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.

Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate", shkruan ai.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like

Të këshilluara

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka rënë në kanal. Paraprakisht dyshohet se ka të plagosur. Rrethanat ...

20:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI