Flash

Gratë e mjekut “kyçin” gojën, vajza minorene thotë se shkonte me dëshirë me Dervish Hasin

Lapsi.al 19 January 2024
Gratë e mjekut “kyçin” gojën, vajza minorene

Hetuesit kanë marrë në pyetje 3 gratë e mjekut kirurg Dervish Hasi, i arrestuar për abuzim seksual me një të mitur.

Burimet policore bënë të ditur se gratë e tij nuk kanë pranuar të flasin, duke mos treguar asnjë detaj për rrethanat e ngjarjes.

Edhe vetë Dervish Hasi ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve. Ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet pyetjeve shkurtimisht.

Nga ana tjetër, vajza e mitur është marrë në pyetje dhe ajo është shprehur se takimet dhe marrëdhëniet intime me Dervish Hasin dhe gratë e tjera i ka kryer me dëshirë.

Ajo do të rimerret në pyetje në prani të psikologut, ndërkohë që do të pyeten edhe gratë e tjera. Për shkak të videove të zbuluara në celularë, ku u gjetën komunikime mbi takimet e tyre si dhe video erotike që kryenin në grup, gratë janë vënë në në vështirësi, duke i bërë jo bashkëpunuese me hetuesit.

E mitura sipas policisë, shfrytëzohej seksualisht nga 42-vjeçari prej të paktën dy vitesh, e për këtë gjë ishte në dijeni edhe familja e vajzës.

Prindërit e saj fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që e bija të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e kishin kundërshtuar.

Në këto kushte, ata iu drejtuan komisariatit ku bënë kallëzimin.

Pas skandalit të kirurgut Dervish Hasi, I cili rezultonte se jetonte me 4 gra, njëra prej tyre e mitur, policia ka dyshime se ky nuk është rasti i vetëm i bashkëjetesës abuzive me të mitura nga persona të njohur të tij, e që prezantohen si praktikant të besimit islam.

Në këto kushte, Komisariati nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës pritet që fillimisht të nisin verifikimet pranë xhamisë që frekuentohej nga Hasi, pranë Sanatoriumit për të parë nëse ka edhe persona të tjerë që kanë shfrytëzuar vajza të mitura si bashkëshorte.

Paraprakisht ky është vetëm një dyshim i hetuesve, pasi deri në këtë fazë nuk ka informacione për persona të tjerë si në rastin e mjekut Dervish Hasi./Vizion Plus

Të këshilluara

Stuhia e dëborës godet Ballkanin

Disa shtete të Ballkanit janë përfshirë nga stuhitë e dëborës gjatë ditës së sotme. Serbia dhe Kroacia janë goditur nga moti i keq, ku dëbora ka “pushtuar” pjes...

18:23

Afera e sterilizimit, Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigur...

17:01

A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama...

17:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI