Flash

U arrestua pas atentatit në Nikël, lirohet nga burgu Valter Bami

Lapsi.al 18 January 2024
U arrestua pas atentatit në Nikël, lirohet nga burgu Valter Bami

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë ndaj Valter Bami, nga arrest në burg në arrest shtëpie. Masa ka ardhur pas përfundimit të afatit 6 mujor të hetimeve nën masën arrest me burg, ku nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në të cilin mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.

Valter Bami, u arrestua me 7 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje, ndërsa në gjykatë pretendoi se armën sportive, e ka me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, të lëshuar nga Sistemi i Informatizuar i Menaxhimit të Armëve në Komisariatin e Policisë së Krujës.

Pas shoqërimit në policinë e Krujës herën e parë, por edhe pasi u ndalua për shkak të ekspertizës së barutit, Bami mohoi akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin ku u shkrepën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas. Ai pretendoi se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Gentian Bejtja.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI