Flash

Në kërkim nga Gjermania për 1.3 milionë euro mashtrim, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 18 January 2024
Në kërkim nga Gjermania për 1.3 milionë euro mashtrim,

Është arrestuar për llogari të autoriteteve gjermane, një 26-vjeçar shqiptar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Mësohet se 26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello, pasi në vendlindje kishte punuar në një kompani e cila mashtronte shtetas gjermanë.

Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë, si dhe kishte gjetur edhe punë.

Shqiptari mësohet se aktualisht ndodhet i mbyllur në burgun Santa Bona, në pritje të ekstradimi, ndërsa thuhet se dënimi i tij në Gjermani, mund t’i kushtojë 26-vjeçarit deri në 15 vjet burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI