Flash

Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importon e derrave nga 12 shtete

Lapsi.al 18 January 2024
Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importon e derrave nga 12 shtete

Arrin në 12 numri i shteteve që me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndalohet importi i derrave të gjallë dhe produkteve të tyre për shkak të epidemisë së murtajës afrikane.

Me urdhër të 9 Janarit 2024 i botuar sot në Fletoren Zyrtare Ministria e Bujqësisë ka ndaluar importin e derrave nga Maqedonia e Veriut, përkatësisht për derrat që importohen për nga disa nga ndarjet administrative të përcaktuara të këtij shteti të përcaktuar në këtë urdhër.

Ndërsa për kafshët e gjalla të llojit derra të butë dhe të egër që do të lejohet importi nevojitet certifikata shëndetësore veterinare që duhet të vërtetojë që kafshët: a) nuk kanë shfaqur shenja klinike të murtajës afrikane të derrave ditën e dërgesës; b) janë mbajtur që nga lindja ose për tre muajt e fundit në një kompartament (zonë) pa prezencë të murtajës afrikane të derrave; ose c) janë mbajtur në një stacion karantine, të izoluar për 30 ditë përpara dërgesës dhe i janë nënshtruar një testi virologjik dhe një testi serologjik të kryer të paktën 21 ditë pas hyrjes në stacionin e karantinës, me rezultate negative.

Me herët Ministria e Bujqësisë me urdhrat e publikuar më 29 Dhjetor 2023 gjithashtu ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Letonia, Lituanisë, Estonisë, Moldavisë, Polonisë, Ukrainës dhe Kroacisë. Edhe për këto shtete ndalimi i importit është përcaktuar sipas ndarjeve administrative pas njoftimeve të marra nga faqja zyrtare e OIE-së dhe ADIS-it. Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Gjithashtu më herët Ministria e Bujqëisë ndaloi edhe importin e shpendëve nga Kroacia, Danimarka, Hollanda, Belgjika, Italia, Bullgaria, Hungaria dhe Gjermania për shkak të influencës aviare./Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI