Flash

Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë, rrezik në dy qarqe

Lapsi.al 18 January 2024
Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë, rrezik në dy

Reshjet e shiut janë rithyer në gjithë territorin përgjatë kësaj jave, ndërsa gjatë ditës së sotme ka patur shtim të intensitetit të tyre në disa zona të vendit.

Më konkretisht në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës ka patur reshje të dendura shiu.

Gjatë ditës së premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët me reshje shiu që nisin që prej mesnatës me intensitet mesatar përqendruar në veri dhe qendër të vendit.

Reshjet gjatë mesnatës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematike. Më pas reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën shtrëngatash. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4deri 12°C

në zona e ulëta 8 deri20 °C

në zona bregdetare 9 deri 20°C.

Ndërkohë që ditën e shtunë dhe të diel do të kemi një rënie të ndjeshme temperaturash në të dyja ekstremet, termometri pritet të zbresë disa gradë nën zero në të gjithë territorin.

Përgjatë të shtunës në mbrëmje në verilindje dhe juglindje të vendit pritet që reshjet të jenë në formën e dëborës, ndërsa në zonat e tjera do të ketë stuhi shiu.

E diela do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin por mot të acartë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI