Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Moti i keq ‘godet’ SHBA-në, temperaturat e acarta shënojnë kulmin e kërkesës për energji

Lapsi.al 18 January 2024
Moti i keq ‘godet’ SHBA-në, temperaturat e acarta

Temperaturat e acarta në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara kanë rritur në maksimum kërkesat për energji, ndërsa shtëpitë dhe bizneset konsumuan një sasi rekord gazi natyror për ngrohje dhe prodhimin e energjisë.

Këtë javë reshjet e shumta të dëborës mbuluan një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke çuar në mbylljen e një rafinerie në Teksas, probleme funksionimi për disa të tjera dhe përgjysmimin e prodhimit të naftës në shtetin e Dakotës së Veriut.

Rrjeti i energjisë elektrike “Tennessee Valley Authority” në pronësi të qeverisë amerikane tha se mëngjesi i së mërkurës shënoi pikën kulmore të përdorimit të energjisë me 34,526 megavat, duke tejkaluar rekordin e gushtit të vitit 2007. Operatori më i madh amerikan i rrjetit elektrik “PJM Interconnection” i cili mbulon mbi 12 shtete që nga Illinoi deri në Nju Xhersi tha se rrjeti do të ishte shumë i ngarkuar deri më 22 janar, kur temperaturat pritet të ngrihen.

Pavarësisht disa ndërprerjeve të izoluara dhe ngrirjes së puseve, sistemet e energjisë dhe gazit në vend i kanë mbajtur gjerësisht dritat ndezur dhe gazi ka shkuar pa ndërprerje tek konsumatorët.

Një ngricë në shkurt të vitit 2021 la miliona njerëz pa energji, ngrohje dhe ujë në Teksas dhe shtete të tjera qendrore amerikane, për ditë të tëra dhe shkaktoi më shumë se 200 të vdekur. Gjatë fundjavës temperaturat ranë në minus 18 gradë Celsius në disa shtete amerikane.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI