Flash

Kate Middleton mbetet në spital, rrëzohen aludimet për kancer

Lapsi.al 18 January 2024
Kate Middleton mbetet në spital, rrëzohen aludimet për kancer

Princi William vizitoi gruan e tij Kate në spitalin e Londrës ku ajo po rikuperohet nga operacioni i saj. Kensington Palace njoftoi se Princesha e Uellsit po “ja kalon mirë” në rikuperimin e saj. Kate ka kaluar natën e dytë në spital pas operacionit në spitalin privat të London Clinic. Kensington Palace zbuloi të mërkurën pasdite se princesha i ishte nënshtruar një “operacioni në bark”.

Ky lajm i papritur u pasua shpejt nga Buckingham Palace duke njoftuar se edhe Mbreti Charles do të bënte një procedurë për zmadhimin e prostatës. Detajet specifike të "kirurgjisë abdominale" të Kate mbeten private, por nënvizohet se ajo nuk ka lidhje me kancerin dhe se ishte një ndërhyrje e planifikuar dhe jo një urgjencë mjekësore. Ajo pritet të qëndrojë disa javë në spital dhe më pas disa muaj rikuperim që do të thotë se Princesha e Uellsit do të mungojë në detyrat zyrtare të paktën deri pas Pashkëve.

Lajmet e fundit për gjendjen e saj kanë të mira. Shkalla e informacionit për qëndrimin e saj në spital tregon një hapje më të madhe se në vitet e mëparshme, kur shëndeti i njerëzve të pallatit mbretëror mbetej kryesisht privat. Princesha ishte parë për herë të fundit në publik në Krishtlindje. Gatishmëria e mbretit Charles për të bërë publike problemet me prostatën e zmadhuar beninje tregon gjithashtu një shkallë më të madhe sinqeriteti.

Kjo duket e motivuar nga dëshira për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për problemet e prostatës dhe për të hequr çdo ngurrim për të folur për të dhe për të inkurajuar më shumë burra që të bëjnë kontrollet e tyre. Në Shtetet e Bashkuara pati debate këtë muaj kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin nuk e kishte informuar fillimisht Presidentin Biden se ai po trajtohej për një problem me prostatën.

Procedura spitalore për prostatën e mbretit pritet të jetë një ndërprerje relativisht e shkurtër e punës së tij dhe nuk do të kërkojë asnjë qëndrim për rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit. Princi Ëilliam pritet të kalojë më shumë kohë me gruan e tij, ndërsa ajo rikuperohet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI