Flash

Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 18 January 2024
Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, pasi është kapur me lëndë narkotike dhe drejtonte mjetin pa patentë.

I dyshuari fillimisht u arrestua pasi nuk kishte patentë shoferi të vlefshme, por në kontrollet e mëvonshme në dy shtëpi që ai përdorte, u gjetën të fshehura gjashtë pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale prej 724.2 gram, një paketë fara kanabisi me peshë 3.3 gram, 121 pilula me recetë droge, shumë mbështjellës plastike për paketimin e drogës dhe një peshore elektronike.

Në të njëjtin ambient u gjet një pistoletë plastike, dy thika palosëse dhe një dorezë hekuri, ndërsa shqiptarit iu sekuestrua mjeti dhe celulari.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI