Flash

Bardhi i përgjigjet Bashës: Nuk pres leksione nga njeriu që na dogji mandatet

Lapsi.al 18 January 2024
Bardhi i përgjigjet Bashës: Nuk pres leksione nga njeriu që na

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita dhe aksionin në parlament. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi theksoi se aksioni do të vijojë pasi është e vetmja rrugë pasi mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës. Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën lidhur me qëndrimin e tij për aksionin opozitar në parlament.

“Basha nuk është opozita, mund të jetë një segment i vogël brenda opozitës. Ka kryer disa veprime që bien ndesh me opozitën dhe ndërmerr akte kundër opozitës. Me Bashën nuk mund të portretizosh opozitën. Këtë leksionin e demokracisë na i jep njeriu që dogji mandatet. Ishte një vendim që u mor nga kryetari i partisë, që ia propozoi strukturave të partisë. Aksioni i opozitës nuk po ndodh për herë të parë, ajo që po ndodh për herë të parë është mbyllja e dyerve të institucioneve për opozitën. Të drejtat që na i garanton Kushtetuta, i mbylli dyert mazhoranca”, - tha Bardhi.

Ai komentoi edhe përplasjen që pati me demokraten Flutura Açka në komisionin e Medias të mërkurën. Bardhi tha se ndihet i keqardhur për skenën që u regjistruar në komision, ku demokratët shkëmbyen fyerje ndaj njëri-tjetrit. Sipas Bardhit, demokratët nuk mund të vendosen përballë njëri-tjetrit kur aksioni është kundër partisë në pushtet. Ai e cilësoi të gjithë situatën në atë mbledhje e cila nuk u zhvillua deri në fund, si një strategji tjetër e Lulzim Bashës.

"Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq. Unë kam një zakon politik që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave. Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen. Absolutisht ndihem i keqardhur. Do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha" - tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti i keq, Puka pa energji elektrike

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore. Shk...

19:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI