Flash

Aksidentet me vdekje u rritën me 17% përgjatë vitit 2023

Lapsi.al 18 January 2024
Aksidentet me vdekje u rritën me 17% përgjatë vitit 2023

Aksidentet rrugore të shtuara përgjatë vitit 2023, kanë rezultuar fatale për 192 persona, një rritje kjo me gati 17% në krahasim me 2022-in.

Shqetësuese për Policinë Rrugore, është tendenca në rritje e humbjeve të jetës së këmbësorëve, që zënë gati 30% të numrit total të aksidenteve me pasojë.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Kryesisht, i kemi pasur në ato akse, që i kemi përcaktuar si “njolla të zeza”, ku këmbësorët nuk respektojnë kalimin në vendkalime të përcaktuara.

Si periudhë kohe, është ajo që ka errësirë, për shkak se nuk ka ndriçimin e nevojshëm.

Shumica e 1 285 aksidenteve rrugore të ndodhura ne total përgjatë një viti kanë si pasojë sjelljen e shoferit.

Të rinjtë e grupmoshës 25-34-vjeç, janë më problematikët, pasi kanë shkaktuar edhe numrin më të lartë të aksidenteve.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Shkaqet kryesore që kemi klasifikuar gjatë vitit të kaluar kanë të bëjnë me shpejtësinë, mosdhënien e përparësisë dhe këmbësorët.

Policia Rrugore paralajmëron shtim të kontrolleve, sidomos për shpejtësinë.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Policia Rrugore do të fokusohet me monitorimin me patrulla, por duke përdorur dhe mjetet inteligjente, kryesisht matësit e shpejtësisë për të penalizuar çdo shkelës të normave të shpejtësisë.

Në vitin që lamë pas, më shumë aksidente rezulton se kanë ndodhur në Nëntor dhe Dhjetor. Vetëm muaji i fundit i vitit regjistroi një rritje me 50% të ngjarjeve, në krahasim me 2022-in. Tirana, Durrësi dhe Lezha janë qarqet më problematike./TV Klan

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI