Flash

Ushtria izraelite nxit largimin e pacientëve nga spitali, mjeku: Të gjithë po dridhen, ka panik

Lapsi.al 17 January 2024
Ushtria izraelite nxit largimin e pacientëve nga spitali, mjeku: Të

Trupat izraelitë po nxisin pacientët dhe banorët e Gazës të cilët ishin strehuar në spitalin më të madh në Khan Younis, që të largohen.

Ushtria izraelite tha se Hamasi kishte kryer së fundmi një sulm drejt Izraelit nga brenda kompleksit të spitalit. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për shfrytëzimin e civilëve si mburoja njerëzore duke përdorur spitalet dhe zonat përreth si objekte ushtarake.

CNN raporton se një mjek amerikan i pranishëm në zonë, në një audio të nisur drejt redaksisë, ka deklaruar se në zonë ka panik.

"Spitali po dridhet dhe ka panik”, tha ai , ndërkohë që në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh. Të paktën 10,600 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve prej 24,285 përfshin gjithashtu 7,200 gra dhe 1,049 të moshuar, tha ministria.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI