Flash

U lënduan pas derdhjes së acidit sulfurik, detaje për gjendjen e 12 minatorëve

Lapsi.al 17 January 2024
U lënduan pas derdhjes së acidit sulfurik, detaje për gjendjen e

12 minatorë kanë përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit sulfurik në trup.

Sipas mediave në Kosovë dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda në sy, ndërsa 10 të tjerët janë duke u trajtuar në repartin e emergjencës.

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka konfirmuar se dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë për trajtim të mëtejshëm.

“10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas trajtimeve pritet të dërgohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media të spitalit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI