Flash

Rekordet Guinness pezullojnë certifikatën e qenit më të vjetër në botë

Lapsi.al 17 January 2024
Rekordet Guinness pezullojnë certifikatën e qenit më të

Një qen portugez i quajtur Bobi bëri bujë vitin e kaluar kur u kurorëzua si “qeni më i vjetër në botë” nga Rekordet Botërore Guinness duke mposhtur një rekord të mëparshëm që qëndroi për një shekull. Bobi vdiq në tetor në moshën zyrtare 31 vjeç e 165 ditë. Por tashmë titulli i tij është vënë në dyshim, pasi disa veterinerë vunë në dyshim provat e moshës së Bobit. Guinness e ka pezulluar titullin dhe ka nisur një hetim. Bobi ishte një race e pastër Rafeiro do Alentejo, një racë që ka një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet.

Vjetërsia e tij e madhe u vërtetua nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze për kafshët shtëpiake, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve. Por teksa përhapej lajmi për kurorëzimin e tij, me shpejtësi u shtuan edhe dyshimet. Një hetim nga revista Ëired zbuloi se Bobi ishte regjistruar në bazën e të dhënave të kafshëve shtëpiake të Portugalisë si i lindur në vitin 1992, por nuk kishte "asnjë regjistrim ose të dhënë që mund të konfirmonin ose mohonin këtë deklaratë".

Kishte gjithashtu dyshime mbi fotot e vjetra të kafshës shtëpiake që tregonin shenja të ndryshme në gëzofin e tij. Disa sugjeronin se bëhej fjalë për qen krejtësisht të ndryshëm. Mes ekspertëve pati një skepticizëm në rritje. Danny Chambers, një anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve Veterinarë, tha për The Guardian: "Asnjë nga kolegët e mi veterinerë nuk beson se Bobi ishte në të vërtetë 31 vjeç." Tashmë Rekordet Botërore Guinness kanë nisur një hetim zyrtar.

“Teksa hetimi ynë është në vazhdim, ne kemi vendosur të ndalojmë përkohësisht aplikimet për të dy titujt e rekordeve për qenin më të vjetër që jeton dhe (qenin më të vjetër) ndonjëherë derisa të gjitha gjetjet tona të jenë zyrtarizuar" - tha një zëdhënës për agjencinë e lajmeve AFP.

Bobi the dog

Bobi jetoi gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, pranë bregut perëndimor të Portugalisë. Pronari i tij, Leonel Costa, tha në një deklaratë se "një elitë brenda botës veterinare... u përpoq t'u jepte njerëzve idenë se historia e jetës së Bobit nuk ishte e vërtetë". Costa beson se reagimi erdhi sepse ai ia atribuoi jetëgjatësinë e Bobit ngrënies së një diete të ngjashme me atë të njerëzve, në vend të ushqimit për kafshët shtëpiake. Ai thotë se kjo bie ndesh me rekomandimet e shumë veterinerëve.

"Gjithçka do të ishte ndryshe nëse do të kishim thënë se ai hante ushqim për kafshët shtëpiake për 3 dekada," - tha zoti Costa, duke shtuar se gjithçka që Guinness kishte kërkuar për të vërtetuar moshën e Bobit ishte përmbushur. Deri në vdekjen e Bobit, qeni i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë ishte Bluey i Australisë, i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29-vjeçare. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Sondazhi/ Shqiptarët nuk duan deeuroizimin

Përpjekjet për deeuroizimin e ekonomisë nuk kanë shumë mbështetje te publiku shqiptar. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të intern...

22:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI