Flash

Skema/ Si funksiononte rrjeti me prostitutat shqiptare në Greqi

Lapsi.al 17 January 2024
Skema/ Si funksiononte rrjeti me prostitutat shqiptare në Greqi

Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë, ku një 31-vjeçare, Lorela Kapaj dhe dy shtetas greke, Stefanos Nestoras 34 vjeç dhe Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.

Mësohet se ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe të ardhur e mëdha financiare që ajo kishte, ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares dhe zbërthyen rrjetin e tutorëve.

Mediat greke shkruajnë se nënë e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz.

Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike.

Më pas mbylleshin takimet erotike dhe të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Shumat që klientët paguanin varionin deri në 100 euro.

Shqiptarja ka mohuar akuzat, por ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.

Sipas hetimeve, mes viktimave të tyre është edhe një 17 dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në grackën e grupit.

Sipas njërës prostitutave, ajo gjeti klientë përmes një faqeje shumë të njohur të rrjeteve sociale dhe tërhoqi burra shumë më të moshuar dhe të pasur.

Të këshilluara

Sondazhi/ Shqiptarët nuk duan deeuroizimin

Përpjekjet për deeuroizimin e ekonomisë nuk kanë shumë mbështetje te publiku shqiptar. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të intern...

22:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI