Flash

Në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”/ Kapet 55-vjeçari në Mat

Lapsi.al 17 January 2024
Në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”/

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mat, pasi ishte në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

N.C., banues në fshatin Stojan të Matit ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me masën e “Arrestit në burg” për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Në vitin 2023, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ishin autorët e një rasti kultivimi dhe prodhimi të një sasie prej 3.3. kg kanabis në fshatin Stojan, të cilat u sekuestruan nga policia.

Pas informacioneve nga inteligjenca policore është bërë e mundur lokalizimi i 55-vjeçarit dhe vënia e tij në pranga.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI