Flash

Kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares, Apeli i GJKKO regjistron ankimimet e Berishës

Lapsi.al 17 January 2024
Kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Berisha kundërshton masën e ‘arrestit shtëpiak’, që u caktua nga GJKKO më 30 dhjetor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.9 lekë dhe do shitet me 95...

08:04

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI