Flash

Emri/ Kërkohej nga Franca si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Peru

Lapsi.al 17 January 2024
Emri/ Kërkohej nga Franca si pjesë e një organizate kriminale,

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Oltjon Belulaj ka rënë në prangat e policisë peruane pasi ishte i kërkuar nga autoritetet franceze. Në bashkëpunim me Interpolin dhe pas informacioneve të ardhura nga Franca, 34-vjeçari shqiptar që u arrestua mësohet se mbante edhe një mbiemër tjetër.

Kreu i Interpol Peru, Kolonel José Luis Quiroz tha për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”. Operacioni për kapjen e tij erdhi pas informacioneve se Belulaj do të vinte në Peru nga Brazili ku ndodhej së fundmi, përmes linjës Latam.

Bëhet me dije se urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.9 lekë dhe do shitet me 95...

08:04

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI