Flash

Tregtonte cigare puro kontrabandë në Tiranë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet 32-vjeçari

Lapsi.al 16 January 2024
Tregtonte cigare puro kontrabandë në Tiranë dhe fshihte të

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Il fumo”.

I riu u arrestua pasi tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni i finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro sot do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shite...

08:53

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI