Flash

Tregtonin cigare puro kontrabandë/ Vihet në pranga 32-vjeçari, procedohen 6 të tjerë

Lapsi.al 16 January 2024
Tregtonin cigare puro kontrabandë/ Vihet në pranga 32-vjeçari,

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Il fumo”. I riu u vu në pranga pasi tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Il fumo”.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari, vihet në pranga 32-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.

Sekuestrohen 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin me çmim shumë të lartë, në krahasim me çmimin referencë të tregut.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il fumo”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: T. T., 26 vjeç, I. T., 36 vjeçe, M. P., 26 vjeç, T. D., E. K., 47 vjeç dhe K. K., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas tregtonin në subjektet e tyre, cigare puro të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre cigareve, me çmim më të lartë se çmimi i referencës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI