Flash

'Surpriza' e Davosit/ Kurti takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit

Lapsi.al 16 January 2024
'Surpriza' e Davosit/ Kurti takim me ndihmës-sekretarin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të martën me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë Forumit Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Përmes një postimi në X, Kurti ka thënë se O’Brien e ka vlerësuar përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, dhe ka diskutuar për përmbajtjen e Kosovës “përballë sulmeve dhe provokimeve".

“Shtetet e Bashkuara janë aleate dhe mike të çmuara”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Po të martën, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar takime me O’Brienin, dhe se SHBA-ja me BE-në janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Përveç Kurtit, në Davos po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një takim Kurti – Vuçiç në margjina të forumit.

Një ditë më herët, Lajçak është takuar në Davos me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për tema të dialogut, me theks të veçantë nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo Marrëveshje është arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel.

Në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët janë pajtuar për një aneks zbatimi, por sipas zyrtarëve të BE-së nuk janë marrë hapa në atë drejtim.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur procesin e dialogut, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, qysh më 2011.

Palët kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

Të këshilluara

Sondazhi/ Shqiptarët nuk duan deeuroizimin

Përpjekjet për deeuroizimin e ekonomisë nuk kanë shumë mbështetje te publiku shqiptar. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të intern...

22:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI