Flash

Raporti i Davosit: Kriza klimatike mund të shkaktojë mbi 14 milionë të vdekur deri në 2050-ën

Lapsi.al 16 January 2024
Raporti i Davosit: Kriza klimatike mund të shkaktojë mbi 14

Kriza klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë të vdekur deri në vitin 2050. Shifra del nga një analizë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit sipas së cilës fatkeqësitë natyrore, të përkeqësuara nga klima, mund të çojnë edhe në humbje ekonomike prej 12.5 trilionë dollarësh. Raporti citon se do të ketë kosto shtesë për sistemin e kujdesit shëndetësor mbi 1 mijë milionë dollarë.

Raporti shton se kriza klimatike do të përkeqësojë pabarazitë globale shëndetësore, duke i lënë më të cenuarit në rrezik edhe më të madh. Raporti synon të përcaktojë shkallën e ndikimit të pasojave të ndryshimeve klimatike në shëndet, si në aspektin e vdekshmërisë ashtu edhe në kostot e kujdesit shëndetësor. U analizuan 6 kategori kryesore të ngjarjeve klimatike: përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit, stuhitë tropikale, zjarret dhe ngritja e nivelit të detit.

Përmbytjet përfaqësojnë rrezikun më të lartë për vdekshmërinë: sipas studimit vetëm ato do të shkaktonin 8.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Thatësira, e lidhur indirekt me nxehtësinë ekstreme, është shkaku i dytë i vdekshmërisë (parashikimi është 3.2 milionë vdekje). Megjithatë, janë valët e të nxehtit, pra periudha të gjata të temperaturave dhe lagështisë së lartë, ato që përfaqësojnë koston më të madhe në aspektin ekonomik: 7.1 trilionë të humbur për shkak të humbjes së produktivitetit.

“Edhe me një rritje të temperaturës së Tokës prej vetëm 1.1 gradë Celsius, këto ngjarje ekstreme po shkaktojnë humbje të konsiderueshme ekonomike, shkatërrim të infrastrukturës dhe sëmundje", - shpjegon raporti i Davisit. Dhe mendoni që deri në shtator 2023, Shtetet e Bashkuara kishin arritur tashmë rekordin e 1 miliard dollarëve të humbur për shkak të fatkeqësive natyrore si stuhitë tropikale, zjarret në Haëaii, përmbytjet në Vermont dhe shirat e rrëmbyeshëm në Kaliforni.

Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë gjithashtu një rritje katastrofike të sëmundjeve të lidhura prej klimës, të tilla si ato të transmetuara nga mushkonjat për shembull. Temperaturat më të ngrohta do të rrisin periudhën riprodhuese dhe zonën e banuar nga kolonitë e insekteve, duke çuar në zgjerimin e sëmundjeve të tilla si malaria, dengoja dhe Zika edhe në zonat klimatike të butë dhe më pak të prekura si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Deri në vitin 2050, shpjegon raporti, 500 milionë njerëz të tjerë mund të jenë në rrezik të infektimit.

Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë gjithashtu pabarazinë shëndetësore. Popullatat më vulnerabël, gratë, të rinjtë, të moshuarit dhe njerëzit me të ardhura të ulëta, grupet dhe komunitetet e vështira për t'u arritur, do të jenë më të prekurit nga pasojat e ngjarjeve ekstreme. Afrika dhe Azia Jugore do të jenë më të cenueshmet sepse nuk do të jenë në gjendje të përshtatin shërbimet e tyre mjekësore tashmë të dobëta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Opozita qëndron me dinjitet

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë sërish në dritaren e banesës së tij edhe pasditen e sotme dhe i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur në ...

19:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI