Flash

OKB bën thirrje për 4.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Lapsi.al 16 January 2024
OKB bën thirrje për 4.2 miliardë dollarë ndihmë

Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar donatorëve që gjatë këtij viti të japin 4.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për ukrainasit në shtetin e shkatërruar nga lufta dhe për ata që janë larguar nga shteti, përderisa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Mbi 14.6 milionë ukrainas brenda vendit, apo 40 për qind e popullsisë së përgjithshme, kanë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, tha zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA).

Lufta po ashtu ka detyruar rreth 6.3 milionë ukrainas që të gjejnë strehim jashtë vendit, ndërkaq në fund të vitit 2023, 5.9 milionë refugjatë ishin strehuar në Evropë, tha OCHA përmes një njoftimi.

“Qindra mijëra fëmijë jetojnë në komunitetet në frontet e luftës, të tmerruar, traumatizuar dhe pa nevojat elementare. Vetëm ky fakt na bën ne që të bëjmë gjithçka që të dërgojmë më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën”, tha shefi i OCHA-s, Martin Griffiths.

Që nga nisja e këtij viti, Ukraina po përballet me një fushatë intensive të sulmeve ajrore ruse, duke vështirësuar edhe më shumë jetën e civilëve.

“Në rajonet e Donjeckut dhe Harkivit, strehimoret në shtëpitë e dëmtuara nuk janë furnizim me ujë, gaz e as rrymë. Bombardimet e vazhdueshme po i detyrojnë banorët që t’i kalojnë ditët e tyre në bodrume”, tha ai.

Agjencia për ndihmë e OKB-së tha se 3.1 miliardë dollarë, apo 75 për qind e shumës së përgjithshme, do të dërgohej për të ndihmuar 8.5 milionë persona brenda Ukrainës, ndërkaq 1.1 miliardë për të ndihmuar refugjatët në shtetet ku janë strehuar./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI