Flash

Njësoj si gjithë ministrat e tjerë të shkarkuar, Margariti falënderon Ramën

Lapsi.al 16 January 2024
Njësoj si gjithë ministrat e tjerë të shkarkuar, Margariti

Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas krijimit të ministrisë së re, asaj të Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Në një postim në Facebook, Margariti shkruan se sot mbyll misionin e saj 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës, të cilën e quan një rrugëtim të jashtëzakonshme.

Sakaq nuk ka harruar të falënderojë dhe kryeministrin Edi Rama për besimin, ndërsa ka uruar edhe Blendi Gonxhen, i cili do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Postimi i plotë:

Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste. I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri!

Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë! Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Të këshilluara

Komenti/ Lamtumira e trishtë e Mourinho

Dështimi i Mourinho në Romë. Trashëgimia e tij: një kupë, një finale evropiane, shumë polemika. Shkarkimi i papritur, por jo i papritur. nga Gianluca Mazzini...

13:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI