Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Zvogëlimi i ambasadorëve

Lapsi.al 16 January 2024
Zvogëlimi i ambasadorëve

Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në mënyrë timide ndaj një nisme të Edi Ramës dhe veglave të tij pseudodemokrate, për të ndryshuar në mënyrë të njëanëshme regullat e lojës elektorale, duke lënë jashtë opozitën kryesore të vendit. Ato kanë denoncuar, në koordinim të dukshëm me njëra-tjetrën, gënjeshtrat se qëndrojnë pas paktit Gjiknuri-Alibeaj, duke nënkuptuar kështu se nuk mund të ketë një reformë zgjedhore pa një rol kontrollues të PD-së që ka votat (ndonëse pushteti i mban peng vulën).   

Madje, në deklaratat e tyre diplomatët ndërkombëtarë, kanë shkuar edhe më larg, duke kërkuar, ashtu siç theksonte BE, gjithëpërfshirje të palëve në proces, apo kontributin e të tëra partive, siç, theksonte ambasada e SHBA-së, pa përjashtuar nga ky angazhim “barëngrënësit”.

LEXO ME TEJ:

Ambasadat në bllok: "Nuk po negociojmë me Alibeajn e Gjiknurin për reformën zgjedhore"

Pra, në këto qëndrime të rëna dakord paraprakisht, vihet re qartë shqetësimi se Edi Rama do të bëjë si i leverdis me zgjedhjet, pa i përfillur fare ata që mendojnë ndryshe. 

Por, ajo që të bën përshtypje në këto qëndrime të selive perendimore është se ndonëse ato e kanë nuhatur dhe konstatuar këtë shkelmim antidemokratik, ato janë mjaftuar me nje reagim të zbehtë, kalimtar, gati gati, të pafuqishëm.

Kjo zbythje e ka shpjegimin e saj. 

Katër vite më parë, ambasadorët më të fuqishëm në Tiranë u angazhuan si arbitra të një pakti për përcaktimin e rregullave elektorale mes qeverisë dhe opozitës. Kjo marëveshje u dakordësua mbi bazën e një parimi, se për çdo kleçkë, për të cilën palët nuk binin dakord, draftin do ta shkruante OSBE. Kështu pas shumë peripecish, u arrit në marrëveshjen e 5 qershorit, në seline e ambasadores amerikane, e cila u përshëndet edhe nga sekretari i shtetit në Uashington.

Pikërisht pas kësaj Edi Rama vendosi të përmbysë tryezën.

Ai në mënyrë të njëanëshme, me atë që e quanin opozita e re, ndryshoi rregullat e lojës. Ai përdori gjasme hapjen fallco të listave, për ti hequr mundësinë PD dhe LSI-së të formonin një koalicion fitues. 

Sipas marrëveshjes të dakordësuar me garanci ndërkombëtare, opozita kërkoi t’a thoshte fjalën e fundit OSBE-ja, por mazhoranca as nuk e përfilli. BE dhe Gjermania kërcënuan me mosfillimin e negociatave, por Rama iu përgjigj se ato nuk kanë lidhje me ligjin elektoral të një vendi sovran. 

Dalëngadalë, presionet u fikën, kryeministri i gjithëpushtetshëm bëri si deshi dhe mori rezultatin që kishte planifikuar në zgjedhje. Për herë të parë, që pas ‘90, një sfidë e hapur ndaj ndërkombëtarëve, kaloi pa lënë asnjë gjurmë. Tetori 2020, sanksionoi shpërfilljen e rolit arbitrues të ambasadorëve dhe pafuqinë e tyre për të reaguar ndaj kësaj. 

Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që çuan në ndryshimet e kodit

Pikërisht kjo ngjarje shpjegon edhe reagimin e sotëm timid, ndaj një tentative të re të regjimit të Tiranës për të bërë ç’të dojë me zgjedhjet. 

Në pamje të parë, teorikisht, kjo nuk duhej të qe një shenjë e keqe. Disa burokratë, shpesh mizantropë dhe meskinë, që janë kalimtarë në këtë vend, nuk kanë pse marrin më shumë fuqi sesa u takon në një shtet sovran. Qoftë edhe kur e thotë me hipokrizi, Edi Rama ka të drejtë sa herë e artikulon këtë tezë. Në daç me paqe dhe në daç me luftë, politikanët shqiptarë duhet ti gjejnë vetë rrugët e vendosjes së ekuilibrave demokratikë. Ambasadorët duhet të mbajnë të distancuar vendin që u takon. 

Por e keqja është se në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo. Selitë diplomatike nuk janë tërhequr nga fusha, për të ruajtur një rol të barazlarguar ndaj palëve. Me tendencën e negociuesve mendjelehtë, për të ushtruar presion në hallkën më të dobët, ata kanë goditur vetëm opozitën. Edhe kur i etiketonin Lulin dhe Monikën si njerëz që vepronin kundër interesit të kombit të tyre, edhe kur pengonin Metën të manifestonte me flamurin amerikan, që e mban çdo trafikant në veturë apo mbi çati edhe kur shpallën non grata Berishën, 8 vite pas largimit nga  pushteti, edhe kur shatazhuan Bashën, duke e shpënë drejt çarjes së PD-së, edhe kur i bënë thirrje elektoratit se për kë duhet të votonte, duke shkallmuar çdo princip të konventës së Vienës, ndofta ndonjëherë falë lobingut dhe shumë herë falë naivitetit, ata krijuan një çekuilibër të thellë në vend.  

Pushteti personal i Edi Ramës është instaluar edhe si pasojë e gafave kolosale të perendimorëve. Angazhimi i tyre i hapi atij rrugën e një pushteti të pa balancuar dhe të pa konrollueshëm, prej një opozite që u masakrua nga të gjitha anët. Në dëmin tonë të përbashkët ndërkombëtarët korrën atë që kishin mbjellë vetë, zvogëlimin e rolit të tyre. Prandaj ata sot edhe kur janë para gjëmës që po ndodh, bëjnë reagime sa për të larë gojën, si këto të fundit, thjeshtë për tu distancuar nga ajo që nuk e pengojnë dot më.

©Lapsi.al

  

Të këshilluara

Rikthimi shqetësues i Donald Trump

Fushata elektorale në Iowa, rezultati i së cilës do të ndikojë së tepërmi mbi çështjet globale, përgjatë një viti plot zgjedhje, sapo në Shtetet e Bashkuara. Re...

16:21

Manual për opozitarizmin e ri

Venitja e yllit politik të berishizmit ka nxjerrë në pah nevojën për një llogjikë të re opozitare përballë pushtetit komod të socialistëve. Zhvillimet e fundit ...

19:40

Debati që mbyllën prokurorët e McGonigal

Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGgonigal, përtej atyre që dinim, i shërben një debati që e kapërcen fatin e kryeministrit të sotëm shqiptar....

11:50

Si ndikoi SHBA në arrestimin e Berishës

Javën e kaluar, një gjykatë shqiptare e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin dikur të fuqishëm dhe udhëheqësin e Partisë Demokratike të opoz...

22:43

Shteti që drejtohet nga paranoja e Edi Ramës

Vendimi i Edi Ramës, nëpërmjet Gjykatës së Lartë, për të mbajtur ende zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme çështjen e vulës së Partisë Demokratike, nxjerr në pah...

18:14

Berishizmi si anti-opozitarizëm

Berishistët mendojnë se janë e vetmja opozitë e vërtetë në Shqipëri, pasi të tjerët janë të gjithë laro të Ramës. Për mjaft gazetarë, qytetarë dhe intelektualë ...

09:16

Një shtytje për zgjerimin

Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atëhershëm ukrainas refuzoi të nënshkruante marrëveshjen ...

11:21

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI