Flash

FOTO/ Gjenden në SHBA vezë karkaleci të 29 milionë viteve më parë

Lapsi.al 16 January 2024
FOTO/ Gjenden në SHBA vezë karkaleci të 29 milionë viteve

Në një pyll të lashtë, 29 milionë vjet më parë, në atë që tani është Oregoni në SHBA, një insekt gërmoi thellë në një breg me rërë pranë një përroi. Atje, në një strofull të lagur vuri dhjetëra vezë, rreth 50 gjithsej. Pavarësisht punës së kujdesshme në ndërtimin e çerdhes, asnjë nga vezët nuk çeli kurrë.

Ato u fosilizuan në një masë gurore dhe të mineralizuar. Kohët e fundit, me anë të skanimeve me mikro-CT u zbulua jo vetëm se ato ishin miliona vjet të vjetra, por edhe se me shumë mundësi i përkasin një karkaleci. Vezët dhe struktura e folesë ngjajnë shumë me foletë moderne të karkalecave. Kjo njohuri jep një pamje më të qartë të atij ekosistemi të lashtë, duke konfirmuar se karkalecat ishin të pranishëm në atë kohë dhe disa lloje karkalecash i varrosnin vezët e tyre nën tokë.

Vezët e insekteve janë jashtëzakonisht të rralla në zbulimet fosile sidomos vezët e paprekura janë edhe më të rralla. Këto kanë të ngjarë të jenë të vetmet vezë të fosilizuara të karkalecave të shpëtuara nga epoka e oligocenit (33.9 milionë deri në 23 milion vjet më parë). Ajo që e bën këtë fosil edhe më të jashtëzakonshëm është se ai u gjet në një habitat jo të zakonshëm për fosile.

Ishte Christopher Schierup, një menaxher koleksionesh i Shërbimit të Parqeve Kombëtare që zbuloi vezët në korrik 2012. Bazuar në analizën e sipërfaqes së fosilit, studiuesit fillimisht menduan se kishin gjetur një grup vezësh të milingonave. Por Famoso ishte skeptik, pasi lakimi i tyre ndryshonte nga vezët e milingonave. Disa nga vezët ishin të zbrazëta, ndërsa të tjerat ishin mbushur me sediment. ©LAPSI.al

29 million-year-old grasshopper nest full of eggs is a one-of-a-kind fossil.

Të këshilluara

Komenti/ Lamtumira e trishtë e Mourinho

Dështimi i Mourinho në Romë. Trashëgimia e tij: një kupë, një finale evropiane, shumë polemika. Shkarkimi i papritur, por jo i papritur. nga Gianluca Mazzini...

13:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI