Flash

Agron Shehaj: Në Shqipëri bëhesh i pasur nga lidhjet politike

Lapsi.al 16 January 2024
Agron Shehaj: Në Shqipëri bëhesh i pasur nga lidhjet politike

Duke komentuar të pasurit në botë dhe në Shqipëri, deputeti Agron Shehaj deklaroi se ndryshe nga vendet perëndimore, në Shqipëria biznesmenët e fuqishëm janë bërë të tillë falë lidhjeve nepotike me politikanët.

“Këta njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë historinë e njerëzimit, ndërsa njerëzit e pasur në Shqipëri janë të zakonshëm, që fal lidhjeve, servilizmit, në një mënyrë kriminale sepse korrupsioni është krim, kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar. Gjëja e dytë që duhet t’i japim rëndësi është që këta njerëz kanë dhënë kontribut. Kanë ulur çmimet, kanë bërë të aksesueshme shumë produkte për shtresa të ulëta.

Në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Shqipëria në raport me rrogat ka çmimet më të larta në Evropë. Jo vetëm këta nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por kanë sjellë pasoja negative për tregun. Vjedhja është një gjë, biznesi është një gjë tjetër. Ata që pasurohen përmes korrupsionit janë hajdutë jo biznesmenë.

Disa njerëz janë pasur në mënyrë të veçantë për shkak të lidhjeve me politikanin e radhës. Cila është pasoja tjetër që kanë sjellë këta njerëz të jashtëzakonshëm kanë sjellë opurtinitete për të rinj. Janë qindra dhe mijëra njerëz që kanë ngritur biznese mbi këto mjete si Facebook. Cila janë pasojat që sjellin kapja e tregut dhe lidhjet nepotike të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, mbi mundësinë që kanë qytetarët e thjeshtë, pasojat janë vjedhja e mundësive.

Në Shqipëri me të drejtë, të gjithë kemi një ambicie, duam një jetë më të mirë. Përballemi me kapjen e tregut dhe një ekonomi që është e bazuar totalisht në lidhje me shtetin. Në Shqipëri është e pamundur që nga hiçi të mund të bëjë një biznes”, tha Shehaj në emisionin "Open".

Të këshilluara

Berisha: Opozita qëndron me dinjitet

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë sërish në dritaren e banesës së tij edhe pasditen e sotme dhe i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur në ...

19:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI