Flash

U premtua shëndetësi falas/ Shqiptarët rekord europian për shpenzimet te mjeku

Lapsi.al 15 January 2024
U premtua shëndetësi falas/ Shqiptarët rekord europian për

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Prej kësaj shume 59.7% (ose ndryshe 277 Dollarë) janë përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë.

Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi.

E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 -2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind. Përgjatë kësaj periudhe pandemia Covid-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.

Në vitin 2013 kur erdhën në pushtet, socialistët premtuan "shëndetësi falas", por pas ardhjes në pushtet politika e tyre u fokusua në dhënien e koncensioneve dhe PPP, që rezultuan në afera të zhurmshme korrupsioni.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI