Flash

SHBA i kërkon Izraelit të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza

Lapsi.al 15 January 2024
SHBA i kërkon Izraelit të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza

Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza. Duke folur për televizionin CBS, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara kanë folur me Izraelin “për një kalim në operacione me intensitet të ulët” në Gaza.

“Ne besojmë se është koha e duhur për atë tranzicion dhe po flasim me ta për ta realizuar këtë”, tha Kirby.

Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë përpara me forcë të plotë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të gjithë robërit të lirohen.

“Ne po vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe sigurinë që Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI