Flash

Berisha në arrest shtëpie/ Rama fton ambasadorët në kuvend për të kompleksuar opozitën

Lapsi.al 15 January 2024
Berisha në arrest shtëpie/ Rama fton ambasadorët në kuvend

Opozita është përgatitur ta "djegë" edhe kësaj radhe kuvendin, pasi komisionet hetimore i janë refuzuar me ligj, ndërsa kreu i demokratëve është në arrest shtëpie.

Por në seancën e parë të vitit 2024, socialistët kërkojnë normalitet dhe këtë synojnë ta arrijnë me praninë e presidentit Bajram Begaj që pak minuta para nisjes së seancës është parë në ambjentet e parlamentit.

Përveç Begajt, në parlament janë edhe ambasadorët e huaj si ai Britanisë, Alastair King-Smith dhe ai gjerman në vendin tonë, Karl Bergner.

Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në një demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë fort për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare në Kuvend.

Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe me respekt. Unë besoj se Parlamenti i qëndron kësaj përgjegjësie.” ka qenë mesazhi i ambasadorit gjerman ditën e sotme.

Mbetet për t'u parë nëse deputetët e opozitës do të kompleksohen nga prania e ambasadorëve apo do të vazhdojnë protestën e tyre pavarësisht pranisë së përfaqësuesve të huaj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI