Flash

Londra gati për të goditur sërish rebelët Houthis

Lapsi.al 15 January 2024
Londra gati për të goditur sërish rebelët Houthis

Mbretëria e Bashkuar mbetet e gatshme të veprojë sërish kundër rebelëve Houthi në Jemen nëse vazhdojnë sulmet ndaj anijeve ushtarake dhe tregtare në Detin e Kuq, paralajmëroi sot Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

“Ne kemi dërguar një mesazh të qartë: veprimet e Houthis janë të dënueshme dhe ne jemi të vendosur t’u japim fund atyre (…) Ne gjithmonë do të mbrojmë lirinë e lundrimit. Dhe mbi të gjitha jemi të gatshëm që fjalët tona t’i vëmë në veprim”, ka siguruar ministri në shkrimin e tij të publikuar sot nga Sunday Telegraph.

Kreu i diplomacisë nënvizoi se “mbajtja e hapur e rrugëve detare është një interes kombëtar jetik”, pasi ekziston rreziku që çmimet të rriten “në Britani dhe në mbarë botën”.

Komenti i tij i bën jehonë atij të presidentit amerikan Joe Biden, i cili paralajmëroi se “nuk do të hezitonte” të “urdhëronte masa të mëtejshme” nëse është e nevojshme për të mbrojtur tregtinë ndërkombëtare.

Ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdon në Rripin e Gazës, tensionet janë rritur muajt e fundit në Detin e Kuq me sulmet Houthi që synojnë trafikun detar në solidaritet me palestinezët.

Të premten herët në mëngjes, sulmet ajrore amerikane dhe britanike shënjestruan instalimet ushtarake të rebelëve të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë zona të mëdha të Jemenit, duke rindezur frikën për një përshkallëzim rajonal të konfliktit në Gaza.

Ushtria amerikane kreu gjithashtu një sulm të ri dje, të shtunën, kundër “një instalimi radar” të rebelëve jemenas.

Këto veprime ushtarake “ndihmuan në uljen e aftësive të Houthis”, tha Cameron, duke theksuar se këto sulme ishin “të nevojshme, proporcionale dhe ligjore” si dhe “tërësisht të ndara” nga konflikti në Gaza.

Ministri i Jashtëm britanik denoncoi gjithashtu rolin e luajtur nga Irani, duke i thënë sot Sky News se nuk kishte dyshim se Teherani ishte “lojtari keqdashës” pas “ndërmjetësve” në rajon, të cilët janë Houthis ose Hamasi.

Disa deputetë britanikë kanë shprehur keqardhjen që parlamenti nuk ishte informuar para grevave dhe kryeministri Rishi Sunak do të flasë me deputetët nesër, të hënën.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës, Keir Starmer, i preferuari i sondazhit për t’u bërë kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, i tha BBC-së sot se ai do të mbështeste një vazhdim të mundshëm të sulmeve ajrore në Jemen “për sa kohë që ato të jenë të justifikuara”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI